Elon Musk bëhet me binjakë në fshehtësi me një nga drejtueset e kompanive të tij

BOTA


Elon Musk qenka bërë me binjakë në fshehtësi me Shivon Zilis – një nga drejtueset më të larta të kompanisë së tij Neurolink – në fund të vitit të kaluar, pretendon një raport i ri nga Business Insider.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga media, manjati i Teslas zgjeroi familjen e tij me Zilis në nëntor të vitit 2021.


Business Insider raporton se Musk dhe Zilis paraqitën një peticion për të ndryshuar emrat e binjakëve në mënyrë që “të kenë mbiemrin e babait të tyre dhe të mbajnë mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit të mesëm”. Urdhri thuhet se u miratua nga një gjykatës në Austin, Teksas, në maj, megjithëse emrat e fëmijëve mbeten të panjohur.

Sipas Business Insider, binjakët lindën vetëm disa javë para se Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes të mirëprisnin fëmijën e tyre të dytë, një vajzë të quajtur Exa Dark Sideræl, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor të vitit 2021. Ata kanë bashkë edhe djalin 2-vjeçar, X Æ A-Xii.

Musk ka edhe pesë fëmijë të tjerë me ish-bashkëshorten Justine Wilson: Griffin, Vivian Jenna, Kai, Saxon dhe Damian. Pasi u martuan në janar të vitit 2000, ai dhe autorja kanadeze mirëpritën djalin Nevada Alexander dy vjet më vonë. Nevada vdiq tragjikisht nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave, ose SIDS, kur ishte vetëm 10-javësh.

Musk shpjegoi qasjen e tij ndaj atësisë në një intervistë të vitit 2020 në New York Times, duke pranuar se ai nuk luan një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tij kur ata janë të vegjël.

“Për momentin nuk mund të bëj shumë. Grimes ka një rol shumë më të madh se unë tani”, tha ai për partneren e tij të atëhershme. “Kur fëmija të rritet, do të kem më shumë rol. Unë mendoj se thjesht po bëj atë që kam bërë me fëmijët e mi të tjerë.”




Skip to toolbar