EMA: Situata në Europë shqetësuese, Omicron më pak i rrezikshëm

CORONAVIRUS


Kreu i Task-Forcës së Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Marco Cavaleri është shprehur se situata epidemiologjike në Europë është shqetësuese.

Ndërsa foli për variantin e ri të Omicron, ai theksoi se të dhënat paraprake për këtë mutacion duken më pak shqetësuese në krahasim me variantin Delta.

Ndërkohë theksoi se mbetet ende për tu verifikuar rrezikshmëria e Omicron, ndërsa është vënë re se ka pasur një transmetueshmëri shumë të lartë.

“Duhen ende shumë prova për të përcaktuar nëse varianti Omicron është i ndryshëm apo më agresiv në krahasim me të gjitha variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani”, ka thënë ai.



Skip to toolbar