Sekretariati i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Greqi , ka publikuar 8 udhëzime për informimin e saktë të publikut në lidhje me mbrojtjen efektive nga koronavirusi. Udhëzime këto të cilat janë të ngjashme dhe me ato të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri apo me të gjithë organizatat apo institucionet e tjera në botë.
Por ajo që bie në sy është fakti se këto broshura, janë publikuar në gjashtë gjuhë të ndryshme, mes tyre edhe shqip. “Që nga sot, ky material është në dispozicion të publikut në gjashtë gjuhë: anglisht, frëngjisht, rusisht, shqip, arabisht dhe persisht, në mënyrë që kushdo që banon përkohësisht ose përgjithmonë në territorin grek të mund të ketë informacion të besueshëm për masat e mbrojtjes nga koronavirusi.” – thuhet në njoftimin e Sekretariati të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile të Greqisë.