Emigracioni në Europë, Eurostat: 7.800 raste të shqiptarëve të kthyerve nga BE

BOTA


Eurostat ka publikuar shifrat në lidhje me emigracionin dhe azilin në Europë për vitin 2023.

Sipas të dhënave, shtetasit shqiptarë mbeten një ndër grupimet më të mëdha sa i përket personave të cilëve iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian, me gjithsej 14,000 raste refuzimi.

Shifrat e rendisin Shqipërinë në një prej vendeve që kontribuon dukshëm në flukset migratore drejt BE-së, veçanërisht përmes përpjekjeve për hyrje të parregullt.

Po ashtu, shqiptarët renditen ndër grupet më të mëdha të personave nga vendet joanëtare të kthyer nga BE-ja gjatë vitit 2023, me 7.800 raste kthimesh.

Kjo e bën Shqipërinë një ndër shtetet kryesore sa i përket operacioneve të kthimit nga Bashkimi Europian.

Të dhënat theksojnë edhe një herë rëndësinë që ka Shqipëria në kontekstin e politikave migratore të BE-së, veçanërisht sa i përket menaxhimit të migracionit të parregullt dhe masave për rikthimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.

Gjithashtu shifrat flasin për nevojën për politika të përbashkëta dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së për të adresuar sfidën e largimeve.



Skip to toolbar