Trupi i pajetë i Agim Pelushit është gjetur mëngjesin e sotëm në lumin Vjosa. 55-vjeçari, u nxorr nga rrjedha e lumit nga policia e shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes sapo u njoftua për trupin e pajetë.
Pelushi nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi mirëpo pas disa minutash u bë e mundur zbulimi i identitetit të tij.
Për Pelushin nuk dihet shumë, vetëm që ishte emigrant në Greqi dhe ishte i sapodivorcuar nga gruaja e tij.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje. Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.