Propozimi i Partisë Demokratike lidhur me votimin me mjet identifikimi të huaj solli në vëmendje transparencën e këtij procesi nëse kërkesa e tyre do të implementohej.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i ftuar në ‘Real Story’ preferoi të mos komentonte këtë kërkesë të PD, por u shpreh se nëse partitë bien dakort do të realizohet.
Sipas tij,procesi i votës së Diasporës bazohet në krahasimin mes pamjeve të fytyrës me pamjen në dokumentin identifikues dhe të dhënave dhe fotografive në bazëm shtetërore të të dhënave.
“Unë nuk do të preferoja të komentoja në lidhje me këtë diskutim. Është çështje politike mes PD dhe PS. Nuk do të doja të jepja një opinion lidhur me këtë cështje. Nëse palët bien dakort, do ta përshtasin sistemin. Do të duhet të akomodonim cështjen e afateve.
Sot procesi i verifikimit përfshin krahasimin e pamjeve të fytyrës me pamjen në dokumentin e ID si dhe fotografinë në bazën shtetërore të të dhënave. Në rast se pranohet versioni me dokument të huaj, PD flet vetëm për dokumente të BE, Britanisë apo SHBA, për këto procesi i verifikimit duhet të bëhet me atë që depoziton, me të dhënat por pa foto që kemi në regjistër. Do të jetë një ‘extension’ i këtij procesi.
Nëse bien dakort duhet ta bëjmë. Janë rreth 160213 shtetas që nuk kanë aplikuar ansjëherë për kartë ID ose pasaportë biometrike. Mund të kenë lindur jashët shtetit, ose mund të kenë ikur para se të niste ky sistem. Ky sistem krahason të dhënat e shtetasve që kanë një mjet identifikimi shqiptar.”