Emigrantët, ‘të uritur’ për të votuar/ Celibashi: Çdo parti ka akses në sistem. Italia, numri më i lartë i aplikimeve

Më të fundit


Risia e zgjedhjeve të pranverës është padyshim vota e Diasporës e cila po shihet me interes lidhur me procesin e votimit, por gjithashtu edhe me ndikimin që do të ketë vota e tyre në forcat politike.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ftuar në studion e ‘Real Story’ ndau detaje të reja lidhur me procesin e aplikimit për votën e Diasporës. Sipas tij, çdo parti politike ka akses në sistem dhe se dy auditues të përzgjedhur nga PD dhe PS janë prezent.

Gjithashtu, kryetari zbuloi kërkesat më të larta në aplikime ku kryeson Tirana me 11 650 kërkesa të miratuara, ndërsa në Europë kryeson Italia me 17 500 kërkesa të miratuara.

“Janë rreth 48 operatorë që punojnë me 4 turne non stop. Di të them që çdo parti politike përfshirë dhe PD kanë akses të plotë në proces, edhe ato që nuk janë në parlament. Ne kemi pasur takim me Adriatik Lapaj dhe kemi shkëmbyer mendime dhe pikëpamje, ai ka prezantuar shqetësimet e veta dhe ka parë si kanë shkuar gjërat. PD dhe PS janë prezent çdo ditë, janë 2 auditues me rekomandim të PS dhe PD për të kontrolluar çdo aspekt të procesit. Shqetësimi prezantohet në lidhje me numrin e madh, nuk është shqetësim objektiv. Sistemi është i ndershëm, gabon njësoj për këdo. Funksionon njësoj për të gjitha palët. Në Tiranë ka 18703 kërkesa, të miratuara 11650. Fieri i dyti me 8439, Korça me 6583. Durrësi me 5440 të miratuar, 4674 të miratuar në Berat. Në Europë, kryeson Italia me 17500 të miratuar, greqia 15000 të miratuar, Gjermania SHBA, Franca, Kanadaja, Belgjika. Kanadaja është poshtë francës. Anglia me 4959 e pesta. Nga 18- 25 vjec përbëjnë 10.3 % të aplikimeve. Mosha më shumë është mes 26-35 vjec me 28.3 % që përbëjnë shumicën. Numri më i madh i votuesve të rinj është nga mosha 26-45 vjec që përbëjnë 56 % të atyre që janë regjistruar.”



Skip to toolbar