Një ngjarje e rëndë mes shqiptarëve është regjistruar në Angli. Mediat vendase raportojnë se 37 vjeçari Bledi Petraj është vrarë me thikë nga 21 vjeçari Kozma Papa.
Petraj u gjet në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Papa u ndalua në Hertfordshire të dielën.
Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, është lënë i lirë pa veprime të mëtejshme. /abcnews.al