Një sherr me sende të forta raportohet se ka ndodhur mes disa personave orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.
Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta kanë mbetur të lënduar dy persona, Enea dhe Albi Nexhipi.
Në konflikt raportohet se është përfshirë dhe një punonjës policie jashtë shërbimit.
Blutë njoftojnë se të lënduarit pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme. Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë dhe punonjësit e Policisë jashtë shërbimit