Korçë/ Bashkëshorti lyen me benzinë ish bashkëshorten e tij dhe i vendos flakën. Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci.
Bledar Trëndafili (bashkëshorti) ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish gruaja e tij Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.
Gruaja 31 vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.