Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dy motrat që u mbetën viktimat të krimit makabër, paraditen e sotme në kryeqytet. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi është shpallur në kërkim. Mësohet se autori mbante më parë mbiemrin Tela.
Mësohet se Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt i çastit mes tyre ka çuar në një fund tragjik.
Dyshohet se 59-vjeçari ka qëlluar me armë ndaj dy motrave duke i lënë të vdekura në vend.