EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

AKTUALITET


Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një familje e tërë humbi jetën si pasojë e helmimit nga gazi në banesën e saj. Sipas mediave italiane viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hajdar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe.

Sipas mediave italiane, që citojnë burime zyrtare, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës. Gjatë hyrjes në banesë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte bërë gati për të ngrënë, pa e ditur se po përballej me një rrezik fatal.

Alarmin e ka dhënë një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, i cili, i shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me ta, njoftoi karabinierët. Pas mbërritjes në banesën trekatëshe dhe mungesës së çdo përgjigjeje, policia u detyrua të hapë derën me forcë.

Brenda, autoritetet u përballën me një skenë tronditëse, katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë në dysheme. Gjatë ndërhyrjes, një familjar tjetër humbi ndjenjat për shkak të ekspozimit ndaj monoksidit të karbonit, por u shpëtua falë reagimit të shpejtë të karabinierëve dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanellos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve



Skip to toolbar