Kanë rënë në prangat e policisë dy rojet supermarketit në fshatin Ishull Lezhë, ku u vodhën 3 milionë lekëve të reja.
Mësohet se Gëzim Biba dhe Tonin Nikolli kanë shpërdoruar detyrën, pasi kanë shkuar për të verifikuar një sinjal alarmi te ky supermaket dhe dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij.
Si pasojë, e mosveprimet të tyre janë favorizuar autorët e vjedhjes, për kryerjen e krimit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të hetimeve të thelluara dhe veprimeve operacionale që po kryhen nga strukturat hetimore të Policisë së Lezhës, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të vjedhjes me thyerje, të kasafortës me xhirot e ditëve të fundit, në një supermarket në fshatin Ishull Lezhë, rast i njoftuar rreth orës 07:30 të mëngjesit të djeshëm, ju informojmë se:
Komisariati i Policisë Lezhë ka vënë në pranga shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe shtetasin T. N., 55 vjeç, banues në Lezhë, të dy punonjës të shërbimit privat, i kontraktuar për ruajtjen e sigurisë fizike të supermarketit ku u krye vjedhja.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas më datë 28.10.2024, në orën 04:15, kanë shkuar për të verifikuar një sinjal alarmi te ky supermaket. Ata dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë.
Mosveprimet e tyre dyshohet se kanë favorizuar autorët e vjedhjes, për kryerjen e krimit. Materialet procedurale për të dy shtetasit i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkaq, vijojnë hetime intensive për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kësaj vjedhjeje./abcnews.alp