EMRAT/ Vrasje, rrëmbim dhe kultivim narkotikësh, ekstradohen drejtë Italisë dhe Spanjës tre shqiptarët

AKTUALITET


Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për vrasje, rrëmbim persona dhe kultivim të lëndëve narkotike janë ekstraduar drejt Italisë dhe Spanjës.

ABC News mëson se u ekstraduan në Itali, shtetasit Shkëlzen Keqi (Deliu) dhe Daniel Gjoni. Ndërsa nga Spanjë, shtetasi Dienis Hoxhaj (Haskaj (Jazaj).

Njoftimi:

Interpol Tirana

Koordinimi i vazhdueshëm me partnerët në Itali dhe në Spanjë, finalizoi ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të këtyre shteteve.

3 shtetasit e ekstraduar, të lokalizuar dhe të arrestuar nga Policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.

Si rezultat i bashkëpunimit konstant të specialistëve të Interpol Tiranës me ata të Interpol Romës dhe të Interpol Madridit, janë finalizuar ekstradimet në këto shtete, të 3 shtetasve shqiptarë, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga gjykatat në Milano dhe në Castellon, për vepra të ndryshme penale.



Skip to toolbar