EMRI/ Arrestohet zyrtari në Shqipëri, zbulohen akuzat!

AKTUALITET


Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, 55-vjeçari Kristo Martinaj ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Martinaj dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

Martinaj do të përballet me akuzat e “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”, ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin Kristo Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.



Skip to toolbar