Blutë e Durrësit kanë prangosur një 38-vjeçar, i cili “furnizonte” grupet kriminale me municion luftarak.
Lorenc Luku kishte përshtatur banesën e tij në ambient riparimi të armëve të zjarrit, të cilat më pas i shiste tek grupet kriminale.
Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.
Gjithashtu, u vu në pranga pronari i banesës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.