Një 45-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia greke pasi në banesë i janë gjetur 45 kg kokainë. Vaska Leka, 45-vjeç, u arrestua nga policia në banesën e tij në lagjen Koropi të Athinës.
Në dhomën e bolierit në banesë dhe në një depo, policia greke i gjeti dhe sekuestroi 45 kg 167 gram kokainë, të vendosura në pako, 36 nga të cilat me logo të standardizuar ku shkruhej “NBA” në mënyrë që të identifikoheshin.
Brenda banesën policia gjeti dhe 1 armë zjarri Kallashnikov bashkë me 2 krehra me 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Sipas policisë greke, 45-vjeçari Vaska Leka, vepronte në trafikun e kokainës në pellgun e Athinës dhe kryesisht në Athinën Perëndimore dhe në Voria Proastia. Fillimisht ai u ndalua nga efektivët e policisë, në zonën e Kifisias, në posedim të të cilit u gjet një pako najloni me 17.5 gram kokainë.
Zbulimi i aktivitetit të qarkut të trafikut të kokainës dhe ndërprerja e aktivitetit të tyre ka ardhur si rezultat i një hetimi sistematik, analizës dhe referencës së informacionit, vëzhgimit fizik dhe verifikimit të vendeve, detajeve të individëve (profilit), në kuadër të veprime më të gjera të shërbimeve policore./abcnews.al