Emri/ Merr kthesë ngjarja e Kurbinit, dyshohet se polici inskenoi grabitjen!

AKTUALITET


Ngjarja në Kurbin ku fillimisht i raportua për një tentativë grabitje, ndërkohë që autorët kanë qëlluar një efektiv policie dhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur, duket se ka një kthesë në hetime.

AMP ka referuar ngjarjen në Prokurori, por ka dyshime të forta se efektivi i Shqiponjave Dhurim Metko e ka inskenuar të gjithë skenën.

Sipas burimeve e gjithë ngjarja dyshohet se është inskenuar nga vetë efektivi si pasojë e problemeve nga bixhozi dhe një nga pistat e hetimit është azili.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash veç armës së policit.



Skip to toolbar