Shtetasi Erald Krasniqi, 25 vjeç, është arrestuar në Gjermani, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në maj të këtij viti, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari.
“Shtetasi Erland Krasniqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al