“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Balla: PD, e vetmja parti që njehsohet me dhunën

Më të fundit


“Partia Demokratike e Shqipërisë sot, jo në Europë, po nuk gjej një vend tjetër në botë, është e vetmja parti politike që e njëson veten me dhunën”, kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu gjatë intervistës, ai nënvizoi se PD është kthyer në një parti që të organizon vetë sulmet, ndërsa shton se edhe i përsërit, ku çdoherë përfshin grupe të ndryshëm.

Më tej tha se nuk bën përgjegjës apo të gjej faj tek asnjë polic, dhe se përgjegjësi kryesor është ai që shfaq profilin të dhunshëm në skenën politike shqiptare.

Pjesë nga intervista;

Sokol Balla: Si ka mundësi që këta persona janë të evidentuar? Janë të skeduar.

Taulant Balla: Kini parasysh një gjë që një numër i caktuar prej tyre.

Sokol Balla:  Dhe këta janë, janë, këta ju dihet. Dhe pastaj janë të identifikuar. Dhe duket sikur pastaj policia, apo ka një vullnet të caktuar që i lë këta të bëjnë atë rrëmujë të caktuar.

Taulant Balla: Jo, nuk është puna. Aty je i detyruar që të respektosh. Le të themi, ka në një protestë ka një gardh dhe brenda asaj, brenda asaj, atij grumbullimi organizatori mban përgjegjësi. Mua që më ke këtu përballë, se e dëgjoj shpesh këta komentatorët. Ah, po ju më 21 janar. Unë më është hequr imuniteti më 21 janar si organizatori i protestës në janar dhe jam hetuar nga prokuroria për atë për përgjegjësinë që kishte organizatori. Edhe pse sot jemi në kushtet që nuk është marrë asnjë masë dhe nuk dimë ende se çfarë ndodh me urdhëruesin e vrasjes së 21 janarit . Po për t’u kthyer te kjo. Pra, duhet të kuptojmë që nuk është se ka ndonjë, le të themi, ndryshim të qëndrimit tonë, ose le të themi, duke qenë se po shpeshtohen protestat, ne jemi më të shqetësuar. Tani ta them troç, nuk kemi asgjë për të humbur në këto kushte. Shqipëria natyrshëm që është ajo që e vuan. Unë jam një i huaj, kam zgjedhur Tiranën për të pushuar edhe në shkurt. Dhe kur dal nga Rogneri, shoh një kaos. Por ajo që është më e rënda në gjithë këtë histori është fakti që Partia Demokratike e Shqipërisë sot, jo në Europë, po nuk gjej një vend tjetër në botë, është e vetmja parti politike që e njëson veten me dhunën. Në Itali, në ditët e kaluara, e gjithë Italia është tronditur nga disa sulme të ngjashme vandale në Milano, në Torino në fillim dhe në Milano për Olimpiadën e Kortinës. Ama, e vërteta është që klasa politike, majtas djathtas, apo kush të tjerë, i kanë dënuar. Ndërkohë që një parti politike, patjetër po përmenda dy parti kombëtare, po si gjithë spektri opozitar. Dhe shoqëria madje ka reaguar, ndërkohë që këtu jemi në kushtet që një parti politike e organizon vetë këtë gjë dhe madje i ripërtërit. Sot e ka një grup nga Mamurasi, nesër e ka një grup tjetër.

Sokol Balla: Megjithatë, zoti Balla, ju e tha vetë që është edhe policia duhet të bëjë të vetën për të parandaluar, jo protestën, për të parandaluar keqpërdorimin e protestës nga elementë të cilët janë të janë të.

Taulant Balla: Nuk dua të bëj me faj policinë, e dini pse?

Sokol Balla: Jo, unë me faj, unë me faj nuk bëj polici. Unë të fajësoj një vullnet të caktuar politik, që e lejon këtë gjë të ndodhi se dikush mund të thotë për sa kohë dikush del dhe shfaq një profil të dhushnshëm në skenën politike shqiptare, sigurisht, pala tjetër duket e keqja më e vogël. Dhe në fakt, kështu duket.



Skip to toolbar