Do të dalë në ankand diamanti më i madh i zi i gjetur ndonjëherë. Njihet me emrin Enigma dhe është 555.55 karat, nuk ishte ekspozuar asnjëherë deri më sot nga zotëruesi , por para shitjes u admirua në Dubai.
Enigmë është edhe origjina e tij. Mendohet se mund të jetë krijuar nga goditja e një meteopriti apo asteroid të ndodhur 2.6 miliardë vjet më parë. diamanti është prerë me sipërfaqe që përmbajnë numrin 5 dhe forma e tij është frymëzuar nga simboli I pushtetit dhe mbrojtjes në formë palme në Lindjen e Mesme.
Sipas ekspertëve të ankandit guri i çmuar dhe i rrallë mund të arrijë të shitet 5 milionë Dollarrë. Ndërkohë që vitin e kaluar Diamanti Key 10138 u shit për vlerën e 12.3 milionë Dollarë $ dhe u pagua në kriptovalutë.