Erdogan: Do ndërtojmë 500 shtëpi për vëllezërit shqiptarë

AKTUALITET


Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka shpërndarë një lajm të mirë për Shqipërinë pasi ka marrë përsipër që Turqia të ndërtojë 500 shtepi për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu shkruan se Erdogan është pranë shqiptarëve të prekur nga tërmeti dhe ka publikuar iniciativën e marrë.


“Do ndërtojmë 500 shtëpi të prekura nga tërmeti. Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 shtëpi”,- është shprehur presidenti i Turqisë.

Më 26 nëntor presidenti turk zhvilloi dy biseda telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama, menjëherë pasi u njoftua  për tërmetin.

Fill pas tërmetit Turqia dërgoi menjëherë ndihma Shqipërisë rreth menaxhimit të fatkeqësisë dhe emergjencave.

“Si një vend, i cili vuajti nga tërmete të mëdha në të kaluarën, ne e kuptojmë dhimbjen e Shqipërisë”, u shpreh Erdogan, i cili madje i bëri thirrje vendeve të organizatës Islamike që të mbledhin fonde në ndihmë të Shqipërisë.




Skip to toolbar