Pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Bagdadi, Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA, të këmbejë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016.
Presidenti turk tha se “Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i Isis, Abu Bakr al Bagdadi, ishte për Shtetet e Bashkuara”.
Duke hequr vija paralele midis Gulen dhe ish liderit të ISIS, Erdogan bën një ofertë që Trump do ta ketë të vështirë ta rrëzojë.
Motra e liderit të ISIS, Al Bagdadi e arrestuar nga Turqia