Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë të apasionuarit pas sportit që të ndjekin Live ndeshjen hapëse: Francë – Zelandë e Re në Rugby në Fun Zonën e krijuar nga Bashkia e Tiranës në zonën e Pazarit të Ri.
“Kupa e Botës në Rugby, një kompeticion i rëndësishëm sportiv, nis këtë 8 shtator në Francë!
Bashkia e Tiranësnë bashkëpunim me Ambasadën Francezedhe Ekipin e Regbi Tirana, ju fton të bëheni pjesë e Fan Zone, për të parë LIVE ndeshjen hapëse: Francë – Zelandë e Re.
Për cilën skuadër bëni tifo?!
08 shtator
Pazari i Ri
20:00″– shkruan Erion Veliaj.