Et Voilá: Bislimi me vrap në Francë/ Vizita pas deklaratës së Macron për vizat

KOSOVA


Deklarata e Presidentit Francez Emanuel Macron ku ai u shpreh se vendi i tij nuk është gati për momentin që të lejojë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë pa viza, duket se ka krijuar një shqetësim të madh brenda Qeverisë Kurti.

Ishte Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla reagoi duke shkruar në rrjetet e saj sociale “Et Voila” përmbi flamurit francez, duke zgjedhur kështu që të tallte dhe ironizonte këtë deklaratë të Presidentit francez.

Por me sa duket, edhe pse me vonesë Qeveria Kurti ka kuptuar rëndësinë e deklaratës së bërë nga Macron dhe i ka vënë “gishtin kokës”, pasi këtë të enjte ka njoftuar se zëvendësKryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Parisit për një vizitë zyrtare.

Bislimi do të takojë Sekretaren për Cështjet Europiane të Francës si  dhe diplomatë dhe deputetë të parlamentit francez.

‘Et voila’ në frëngjisht përkthehet: Ja pra.

Ja pra, që deklarata e Macron duhet marrë seriozisht. Jo si zonja Gërvalla, por si zëvendëskryeministri Bislimi, i cili të enjten në Paris do të përballet me përmasat reale të paralajmërimit të Macron. Kosova ose do jetë në linjë me aleatët, ose do të vazhdojë në rrugën e re dhe të pashkelur: atë të betejës me të gjithë dhe kundër tëgjithëve, vetëm



Skip to toolbar