U luajtën mbrëmjen e të premtes takimet e radhës për kualifikueset e Euro 2020. Portugalia fitoi 3-0 ndaj Luksemburgut në grupin B. Golat për skuadrën portugeze u shënuan nga Silva në të 16`, ndërsa dy të tjetër u shënuan në pjesën e dytë nga Ronaldo në të 65` dhe Guedes në të 89`. Tre pikët e mbajnë Portugalinë në vendin e dytë të këtij grupi me 11 pikë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Ukraina me 16 pikë, që në mbrëmje mundi Lituaninë me rezultatin 2-0.
Surpriza e mbrëmjes së premte ishte humbja e Anglisë përballë Republikës Çeke me rezultatin 2-1. Kapiteni Harry Kane kaloi “Tre Luanët” në avantazh që në minutën e pestë, por çekët përmbysën me Brabec në të 9` dhe Ondrasek në të 85`, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupit A me 12 pikë, po aq sa Anglia që mban vendin e parë.
Ndërkohë, në takimin tjetër të këtij grupi, ajo mes Malit të Zi dhe Bullgarisë nuk pati gola, me ndeshjen që përfundoi 0-0. Kështu, Kosova, që është pjesë e këtij grupi është ende në garë për tu kualifikuar, pasi ndodhet në vendin e 3 me 8 pikë, ndërsa pas tre ditësh do të përballet me Malin e Zi.