Euro 2024/ Mentor Nazarko: Shqiptarët në Gjermani treguan sjellje qytetarie të lartë

Më të fundit


TIRANË- Analisti i njohur Mentor Nazarko, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, komentoi sjelljen e tifozërisë shqiptare, që ishin në Gjermani për të parë përballjen mes Shqipërisë dhe Italisë në “Euro 2024”.

Ai theksoi se në rrugët e Dortumund ka takuar shqiptarë të shumtë, të cilët treguan sjellje të lartë qytetarie.


“Shqiptarët e vjetër, shqiptarët e shekullit 21, janë shqiptarët të diasporës më shumë, të të gjithë brezave, mes tyre gjeta një 89-vjeçar, një mjek shqiptar nga Lushnja, që vinte nga SHBA dhe që kishte emigruar prej 30 vitesh. Ai i ishte lutur nipit të vet “dua të jem dhe unë atje”, tha ai.

Sipas Nazarkos, në një shfaqje kaq globale, saç është kampionati Evropian i Futbollit, shqiptarët përçuan pjekuri dhe sjellje të admiruar.

Ai shtoi se kjo panoramë duhet të shfrytëzohet në të gjitha format, pse jo dhe nga politika, për të mbajtur lart imazhin e kombit tonë.

“Pamë se si kombi ynë në një shfaqje kaq globale me dukshmëri të lartë, shpërhapi cilësitë më të mira të vetes, dëftoi qytetarinë dhe si shfaqje e tillë në sytë e botës meriton të shfrytëzohet në të gjitha format e mundshme, tha ai./ abcnews.al




Skip to toolbar