Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë të jenë pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës.
Dikasteri në fjalë njofton se pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, ka vijuar shpërndarja e pakove ushqimore për familjet më në nevojë.
Rezervat e Shtetit dorëzuan sot 35 ton koncetrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.