FaceApp është i rusëve

AKTUALITET


Nëse doni të shihni veten sesi do të dukeni kur të plakeni keni dy opsione. E para është që të prisni 50 vjet dhe të shihni veten në pasqyrë dhe e dyta është të shkarkoni aplikacionin FaceApp dhe të ngarkoni një foto, më pas efektet dhe gjithçka tjetër do të bëjë të dukeni shumë të plakur.

Ky është trendi më i fundit në rrejt. Në facebook dhe instagram shohim fotot e të rinjve të kthyer në 80 vjeçarë, me flokë të thinjur dhe fytyra me rrudha. Të gjithë po tundohen dhe të shtyrë nga kurioziteti po shohin veten se si do të duken pas dhjetra vitesh. Kësaj tendence nuk i kanë shpëtur as të famshmit dhe as njerëzit e zakonshëm. Por a e keni pyetur veten se nga se rrezikoheni?

Duhet të dini diçka FaceApp është në pronësi të një kompanie ruse të quajtur Wireless Lab dhe rusët janë të njohura për aktivitetet e tyre të dyshimta në internet.

Pronar i FaceApp është Yaroslav Goncharov , një shtetas rus i cili është përballur me një sërë kritikash gjatë viteve të fundit.

Por duke u nisur edhe nga apeli i fundit i bërë nga ish bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, i cili ka fshirë profilin e tij në Facebook dhe u ka bërë apel njerëzve që të gjejnë një mënyrë e të shkëputen prej rrjeteve sociale pasi ato “po na përgjojnë”, duhet ta mendojmë mirë shkarkimin e FaceApp.



Skip to toolbar