PS futi sot në Kuvend projektligjin për falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Drafti nxiti debate të ashpra nga deputetët e PD, që thanë se nuk kishin pasur informacion për të dhe projektligji kishte hyrë në rendin e ditës në minutë të fundit.
Flamur Noka, që ishte në ballë të përplasjes, por dhe deputetë të tjerë bllokuan disa herë foltoren.
“Deputetët e PS dhe ministrat thanë se ky projektligj do të ndihmojë qytetarët. Nuk bëhet fjalë për ndërtime në kryeqytet apo në ndërtime luksi”, raportoi ndër të tjera gazetarja e ABC News, Greta Bullari