Familja e kërkonte prej 3 ditësh, i riu gjendet i vdekur në mes të fshatit

AKTUALITET


Prej tre ditësh shtetasi SH.B 33 vjeç nga Ferizaj kërkohej nga familjarët e tij pasi ishte larguar pa lënë gjurmë, por së fundi ai është gjetur i vdekur në mes të fshatit Gadime në Komunën e Lipjanit.

Policia njoftoi se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një person, për të cilin është dhënë masa e ndalimit prej 48 orësh. Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar të dyshuarin të vrasë të riun shqiptar, por hetimet vazhdojnë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’i bërë autopsinë, ndërkohë që vijojnë hetimet e mëtejshme të policisë.



Skip to toolbar