Fatmir Xhafaj kalon pragun prej dhjetë mijë votash

Më të fundit


Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj ka thyer bindshëm kufirin prej dhjetë mijë votash që nevojiten për të thyer listën e kandidatëve.

Shifra mund të rritet akoma më shumë në kutitë e mbetura, por ndërkohë Xhafaj është deputeti i parë i cili konfirmohet jashtë kufirit të pritshëm të listës së partisë, në Tiranë.

I renditur në listën e qarkut të Tiranës me numrin 23, ish kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi mundi të votëbesohet përtej votave që nevojiteshin për të thyer herësin.



Skip to toolbar