Fatos Lubonja: Nuk ka një strategji të qartë për rikthim gradual në gjendje sic ishim, situatën e shoh të vështirë

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja duke komentuar hapjen e ngadaltë që propozon qeveria për njerëzit në kohë karantine, deklaroi se mendon se nuk ka një strategji të qartë për rikthim gradual në atë gjendje që ishim më herët.

Lubonja tha se e shikon sërish gjendjen e vështirë, ndërsa shtoi se edhe nëse vendi kthehet në atë gjendje që ishte, prapë e konsideron dështim.

“Po ta mendojmë shpëtim sic ishim më herët, nuk është normale, është pësim. Kthimi duhet të jetë i ngadaltë dhe jo me vrull. Duhet strategji për këtë kthimin gradual. Unë mendoj se nuk kemi strategji për kthimin gradual, por jemi tek shpresa e Zotit, sic thonë shqiptarët. Ka një gjë që ta thotë bonsensi përtej shkencës.

Karantina ishte edhe e duhura disi, sepse nuk kemi sot vaksinën. Ajo që bie në sy është se jugu i Italisë është pak a shumë si ne. Nëse infektohen shumë njerëz, atëherë si do ia bëjmë ta ndalim këtë gjë? Janë distancat sociale, janë testimet që duhen bërë, për të parë kush duhet izoluar e kush jo. Ka një masë gjërash që unë i shoh të vështira se mund të bëhen tek ne”, tha Lubonja.



Skip to toolbar