Fatos Nano mesazh socialistëve në Kongresin e PS

Më të fundit


Kongresi i PS-së që po zhvillohet në një ditë me ditëlindjen e 30-të të partisë pas dokumentarit me rrugëtimin i la fjalën liderit historik Fatos Nano, i cili kishte një mesazh për të gjithë socialistët dhe kryeministrin Edi Rama.

E bëmë PS-në forcë të parë, Europiane, progresiste dhe fituese. Duke u përballur me sfidat e zhvillimit dhe ecur me hapin e kohës, prandaj sot jemi e vetmja forcë që mendon globalisht dhe vepron lokalisht.

Fitorja e mandatit të tretë është një frymëmarrje e re për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë arrije të jashtëzakonshme. Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE-së.

Ky është misioni ynë historik. Unë kam besim të plotë që me Edi Ramën dhe bekimin e zotit ju do ta përmbushni këtë objektiv historik. Rrofshi dhe qëllofshi gjithmonë në shenjë” tha ai ndër të tjera.



Skip to toolbar