Fëmijët po preken nga Covid? Çdo ditë në pediatri shtrohen 5 fëmijë që kërkojnë trajtim spitalor

CORONAVIRUS


Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus  tek të rriturit është shoqëruar edhe me  infektimin e fëmijëve të vegjël.

Pjesa më e madhe e fëmijëve e kalojnë me simptoma të lehta por ka dhe nga ata të cilët kanë nevojë të trajtohen në spital .Çdo ditë 4-5 fëmijë shtrohen në shërbimin infektiv në pediatri.

 “Kemi 12 fëmijë të shtruar”, ka thënë prof. dr. Rajda Petrela.

Mjeket pediatër u bëjnë thirrje prindërve se nuk ka vend për panik por thjeshtë të ndjekin këshillat e tyre  kur fëmija identifikohet pozitiv me covid .

Mjekja pediatre thotë se për fëmijët që trajtohen në shtëpi duhet bërë kujdes me monitorimin e temperaturës dhe konsumin e sa më shumë lëngjeve që fëmija të mos dehidratohet.

Prindërit duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun pediatër që i ndjek.



Skip to toolbar