‘Fermë kanabisi’ në Spanjë/ Pranga 7 shqiptarëve, një 25-vjeçar vdes teksa tentoi t’i arratisej policisë 

AKTUALITET


– 7 shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle gjatë një operacioni për trafik droge në Valencia, ku ndër të tjera raportohet se humbi jetën edhe një 25-vjeçar, i cili po tentonte të arratisej.Sipas mediave spanjolle, 25-vjeçari humbi jetën pasi u rrëzua nga çatia e fermës ku kultivohej kanabisi, por teksa po largohej më vrap ra nga lartësia.

Mediat spanjolle nuk japin të dhëna mbi identitetin e viktimës, por bëjnë me dije se grupi i të arrestuarve ishin të gjithë me origjinë shqiptare.

Agjentët zbuluan pas kontrolleve në pjesën e brendshme të ndërtesës një fermë industriale droge, ku kultivohej marijuanë.



Skip to toolbar