Një numër i madh emigrantësh po kthehen në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit duke shënuar fluks udhëtarësh në doganën e Kapshticës.
Në vigjilje të Krishtlindjeve numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.
24 orët e fundit nga dogana e Kapshticës kanë hyrë 5532 shtetas dhe kanë dalë 2981 shtetas të huaj dhe shqiptarë.