Festat e fundvitit sjellin fluks në kufi. Shqiptarët kthehen në atdhe

AKTUALITET


Festat e fundvitit gjithmonë kanë krijuar një dyndje të madhe njerëzish që tentojnë të hyjnë dhe dalin në kufirin shqiptar. Vetëm në 24 orët e fundit në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës kanë hyrë 15685 shtetas dhe kanë dalë 3370 persona.

Fluksi i njerëzve është i pritur gjatë festave, ku shqiptarët kthehen në atdhe për të festuar me familjarët e tyre. Për këtë edhe autoritete kufitare kanë marrë masa që gjithçka të shkojë mirë. Konkretisht në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 6793 dhe kanë dalë 1625 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Aktualisht, në këtë pikë kufitare po punohet me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Po ashtu, një numër i lartë emigrantësh është regjistruar edhe në pikën kufitare të Kakavijës,  ku 8892 persona kanë hyrë dhe 1745 në dalje.



Skip to toolbar