Festoi si CR7, mediat italiane jehonë Uzunit

Më të fundit


Myrto Uzuni shkruan historinë e Ferencvaros, bëhet lojtari i parë në historinë e klubit që arrin të shënoj në Torino, por më shumë se sa ky detaj, për Uzunin ishte thjeshtë një ëndërr e bërë realitet.

Në Itali festën e tij e konsiderojnë si një sfidë ndaj Ronaldos, ndërsa për ata që e njohin, sulmuesi beratas thjeshtë festoi si idhulli i tij, C.Ronaldo. COVID-19 i privoi sfidën e parë, por fati e deshtë që Uzuni të rikthehej në fushë, në ndeshej ne kthimit, të shënonte dhe të festonte si portugezi.

Uzuni shokoi stadiumin në minutën e 19-të duke kaluar hungarezët në avantazh, një instinkt i pastër, një gol që ashtu si idhulli e tij e festoi në mënyrë të ngjashme. Për fat të keq, goli i atij nuk arriti ti jepte pikë Ferencvaros, por në fund, Uzuni mori atë që ëndërronte, një përqafim dhe buzëqeshje nga Ronaldo dhe fanellën që aq shumë e ëndërronte, kjo ishte fitorja më e madhe për të dhe një motiv frymëzimi për çdo talentet shqiptarë.

Sprt Mediasat

Paraqitja fantastike e sulmuesit të Kombëtares nuk mund të kalonte në heshtje nga mediat italiane, në fund, Uzuni u vlerësua me të njëjtën notë si Ronaldo, 6.5: “Shënon në Stadium dhe feston si Ronaldo. Lufton, vrapon dhe sakrifikohet për ekipin edhe në fazën mbrojtëse. Tregon të gjithë vlerat e tij fizike dhe jo vetëm”, shkruan “Sportmediaset”.



Skip to toolbar