Fier/ Dhunoi policin, autori në 2019 i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë

AKTUALITET


I riu i cili dhunoi me grushte mbrëmjen e të enjten një efektiv të policisë në Fier, rezulton një person me precedentë penale. Në vitin 2019 ai është arrestuar nga policia për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë pasi mori armën e një efektivi dhe qëlloi ndaj një personi me të cilin ishte në konflikt.

Ngjarja e rëndë atë vit ndodhi në spitalin e Fierit. Braçi po ashtu akuzohej edhe për veprën penale “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Mbrëmjen e të enjtes 26 vjeçari dhunoi me grushte në fytyrë efektin e policisë Shkëlqim Jahelezi, i cili tentoi ta ndalonte teksa ai po futej me makinë në një zonë ku nuk lejohej qarkullimi.

Për të neutralizuar autorin Jahelezi e ka qëlluar me armë në këmbë.

Të premten efekti i policisë, i cili mori dëmtime të mëdha në fytyrë, ka lënë spitalin e Fierit ndërsa ndaj tij ka nisur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ndërkohë autori, Daniel Braçi ndodhet ende nen kujdesin e mjekeve dhe deri me tani autoritetet ende nuk kane marre mase ndaj tij./abcnews.al



Skip to toolbar