Një grua është arrestuar pasi u kap me një sasi droge në IEVP-në e Fierit. 66 vjeçarja Limoza Xhelali kishte shkuar për të takuar të paraburgosurin Mariglen Gashi, i arrestuar për vjedhje, ku gjatë një kontrolli fizik, iu gjet një sasi kanabisi me peshë totale 32.45 gram.
Kontrolli u krye në pjesën e atleteve të 66 vjeçares, ku u gjet lënda narkotike, e cila u sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme kriminalistike.
Në vijim të hetimeve, u krye edhe një kontroll në banesën e shtetases nga forcat e policisë Lushnje, ku nuk u gjetën sende të paligjshme.
Limoza Xhelali u arrestua dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, në bazë të neneve 324/a dhe 283 të Kodit Penal./abcnews.al