FIFA i bllokon merkaton Lampard i Chelsea sfidon bllokimin: Nuk kemi nevojë për lojtarë të rinj

PREMIER LEAGUE


Fank Lampard ka marrë përsipër drejtimin e Chelsea, duke u rikthyer në ish-klubin e tij, tashmë si trajner. Megjithatë, paçka pritjes entuziaste të Lambarad nga tifozët dhe drejtuesit e klubit Londinez, trajneri i ri duhet të përballet që në nisje të aventurës së tij me një problem. FIFA i ka ndaluar Chelsea të zhhvillojë merkato në dy dritare transferimesh të radhazi, pasi e ka gjetur me shkelje të rregullave për nënshkrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeç. Për këtë çështje, Chelsea ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), por deri në daljen e vendimit, skuadra është e detyruar të mos zhvillojë transferime në hyrje.

Megjithatë, Lampard është shprehur se mungesa e merkatos nuk do të jetë problem për të. Ai beson se dhe me lojtarët që ka në  dispozicion. “Ne nuk do të mund të sjellim lojtarë, por nuk kam nevojë për lojtarë të rinj. Unë ndoqa Chelsea e sezonit të shkuar të drejtuar nga Maurizio Sarri. Për mënyrën se  si shkuan gjërat, fitorja e Europa League dhe sigurimi i Champions League, mendoj se ishte një sezon i suksesshëm. Unë  e njoh shumë mirë klubin, i njoh lojtarët gjithashtu. Kam mënyrën time të punës, dhe dua të them se në një javë që jemi stërvitur së bashku, kam mbetur i kënaqur me qëndrimin dhe cilësinë e lojtarëve”, është shprehur Lampard.

Për të zgjidhur problemin e mungesës së merkatos, Lampard ka kthyer kokën nga Akademia e Chelsea. “Gjithkush e  di se unë kam një sy të mprehtë për lojtarët e rinj të akademisë. Ne kemi disa lojtarë prej tyre që luftojnë të bëhen pjesë e ekipit të parë. Ata tani duhet të bëjnë diferencën, duhet të tregojnë që janë mjaftë të mirë për të ardhur në ekipin e parë”, është shprehur Lampard.



Skip to toolbar