FIFA padit Blatter e Platini: Të kthejnë mbrapsht 2 milionë franga zvicerane

SPORT


FIFA ka paditur që ish-Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit botëror dhe zëvendësi i tij të kthejnë mbrapsht 2 milionë franga zvicerane të cilat i kanë marrë në formë pagesë në vitin 2011.

Në një komunikatë të publikuar, FIFA ka deklaruar se ka ngritur padi kundër Michel Platini dhe Joseph Blatter. “FIFA ka depozituar në gjykatën zvicerane një padi kundër ish-presidentit të FIFA-s, Joseph (Sepp) Blater dhe ish-zv/presidentit, Michel Platini, duke kërkuar rikthimin e 2 milionë frangave zvicerane (rreth 1.84 milionë euro), të cilat Platini i ka marrë në formë pagese në vitin 2011”.

Kjo padi nuk është një befasi pasi pritej që FIFA të merrte këtë vendim. Tashmë është radha e Gjykatës Supreme në Zvicër, që të thotë fjalën e saj për këtë çështje.



Skip to toolbar