Rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar në këtë qytet të vogël kufitar, mes frikës së një ofensive tokësore izraelite.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë si ‘delirante’ propozimet e armëpushimit nga Hamasi javën e kaluar. Netanyahu tha se “fitorja totale” ishte e mundur në Gaza brenda disa muajsh.
Më vonë urdhëroi trupat izraelite të përgatiteshin për të zgjeruar operacionin e tyre tokësor dhe u zotua të mposhtte armatosur të Hamasit të fshehur në Rafah. Por shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk tha se çdo sulm ndaj qytetit do të ishte “i tmerrshëm” dhe shumë civilë “ka të ngjarë të vriten”.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje që civilët në zonë të mbrohen. /abcnews.al