Finalizohet ekstradimi i parë nga Dubai, kush është i shumëkërkuari që kthehet sot në Shqipëri

AKTUALITET


Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë. Ka qenë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.

Këtë të mërkurë pritet që të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00 Bruno Çobo. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona Euro.

Kjo është hera e parë që esktradohet nga Dubai në Shqipëri një person i shumëkërkuar. Ndërkohë pritet që në vijim të esktradohen edhe personazhe të tjera të botës së krimit. Ekstradimet nga ky vend janë paralajmëruar edhe më heret nga ministri Balla për t’i dhënë fund arratisjes së personave që kërkohen për krime të rënda dhe fshiheshin në Dubai.



Skip to toolbar