Financial Times: Zemërimi i Erdoganit, tregues dobësie

BOTA


Mëngjesin e së shtunës së kaluar, presidenti perandorak i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për një moment shfaqi një sjellje si ajo e Donald Trump. Në vend të ndonjë postimi plot zemërim në Twitter siç bënte dikur ish-presidenti amerikan, Erdogan nënshkroi 2 dekrete.

I pari ishte mbi shkarkimin e guvernatorit të Bankës Qendrore, çka mund të përbëjë një vetëvrasje ekonomike. I dyti kishte të bënte me daljen nga Konventa e Stambollit, për parandalimin e dhunës ndaj grave, traktat të cilin Turqia qe e para që e nënshkroi një dekadë më parë, por që me këtë veprim kërcënon të varrosë edhe atë çfarë ka mbetur nga imazhi i vendit si një demokraci që mbron të gjithë qytetarët e saj.Një përmbledhje e shkurtër e situatës. Nëntorin e vitit të kaluar, monedha turke lira ishte duke shkuar drejt rënies së plotë. Vendi po hynte në krizën e dytë të monedhës brenda 2 viteve, që kur dhëndri i presidentit, Berat Albayrak, mori drejtimin e Ministrisë së Financave.Një Albayrak i plotfuqishëm,synoi rritjen e lartë ekonomike të vendit, bazuar në konsumin dhe kredinë e lirë, ashtu siç kërkonte Erdogan. Ai e pranoi bindjen e vjehrrit të tij se normat e interesit janë “nëna e çdo të keqeje”, duke refuzuar t’i rrisë ato për të frenuar inflacionin, duke humbur kësisoj më shumë se 100 miliardë dollarë në një mbrojtje të dështuar të lirës. Guvernatorët e bankave qendrore që refuzuan këtë qasje u larguan. Befas, edhe Albayrak u bë një tjetër viktimë e fundjavës.Monedha turke u rrit sërish kur Erdogan emëroi në krye të bankës qendrore Naci Agbal.

Burime të brendshme thonë se Agbal që ishte besnik i presidentit, por konservator në aspektin ekonomik, e bindi Erdoganin se ekonomia ishte në rrezik dhe bashkë me tëedhe trashëgimia e presidentit dhe partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillimi (AKP).

Por fundjavën e kaluar edhe Agbal, që kishte arritur të rivendoste besueshmërinë e politikës monetare të Turqisë u shkarkua nga detyra, duke shkaktuar një shitje masive të aseteve turke në bursa, ndërsa lira ra fillimisht me 14 për qind. Teoritë e konspiracionit për largimin e papritur të Agbal janë të shumta.

Me shumë gjasa, Erdogan thjesht nuk i pëlqyen të dhënat. Të enjten, Agbal kishte befasuar tregjet me një rritje të mprehtë të normave të interesit prej 200 pikësh bazë. Që nga nëntori 2020 ai i ka rritur normat nga 8.75 në 19 për qind.

Pavarësisht ndryshimit të perceptimeve të investitorëve mbi Turqinë, Erdogan duhet të ketë qenë duke kërcëllitur dhëmbët nga inati, në një kohë kur ekonomitë e tjera të G20 po përpiqen të fitojnë kohë përmes normave negative të interesit.

Për më tepër, inflacioni në Turqi mbeti i lartë. Ishte shumë herët që korrigjimi i kursit të jepte efektet e veta. Për Erdogan, kjo ishte me siguri një provë se teoria e tij, sipas së cilës rritja e normave të interesit, e përshpejton në vend se ta frenojë inflacionin ishte e saktë. Zëvendësuesi i Agbal,  Sahap Kavcioglu, një bankier pak i njohur, ish-deputet dhe kolumnist në një tabloid që mban krahun e AKP, sigurisht që ka të njëjtat bindje si presidenti. Rikthimi i Turqisë tek politikat monetare të çuditshme mbart rreziqe të mëdha.

Ajo është dobët me rezervat e këmbimit valutor, duke u mbështetur tek marrëveshjet e ndërlikuara të shkëmbimit  me bankat vendase, ku gjysma e depozitave janë në dollarë. Ndërkohë, qeveria duhet  të ri-financojë këtë vit rreth 180 miliardë dollarë hua të marra nga bankat e huaja. Zënkat e Turqisëme aleatët e saj evropianë dhe amerikanë mbi kufijtë detarë në Mesdhe, dhe ato si një anëtare e NATO-s që ble raketa ruse dhe saboton sanksionet e vendosura ndaj Iranit, e kanë bërë atë shumë të prekshme nga masat ndëshkuese.

Por “bomba monetare” e Erdoganit, ka bërë më pak përshtypje në publik sesa tërheqja e tij nga Konventa e Stambollit, traktati i Këshillit të Evropës mbi luftën ndaj dhunës ndaj grave. Me këtë hap Erdogan gjithnjë e më autokratik që kur u zgjodh president në vitin 2014, i hoqi një lloj mbrojtje gjysmës së popullsisë së Turqisë, nju vend ku vriten deri3 gra në ditë. “Jemi duke kaluar nëpër një tunel shumë të errët”- tha Elif Shafak, romancierja e mirënjohur turke për “FT Weekend Festival” disa orë pas firmosjes së këtij dekreti.

“Kur humb demokracinë, të drejtat e grave dhe ato të pakicave, janë ndër të parat që zhduken”- theksoi ajo. Kjo lëvizje është përpjekja e fundit e Erdogan kundër sundimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit. Ai e ka shtypur pavarësinë e sistemit gjyqësor turk. Ai injoron në vazhdimësi vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ka kërkuar lirimin e të burgosurve politikë, siç është aktivisti dhe filantropi  Osman Kavala, apo udhëheqësi i një aleance të majtë pro-kurde, Selahattin Demirtas.

I llastuar nga oborrtarët qëkur mënjanoi ndihmësit e tij të pavarur, Erdogan gati e ka humbur aftësinë për të zbatuar një politikë koherente. Përkundrazi, pasi e humbi kontrollin e  shumicës së qyteteve më të mëdha të Turqisë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ai u përqendrua në ruajtjen e mbështetjes së elektoratit të tij islamik dhe ultranacionalist.

Një AKP e dobësuar, po i ngjan më shumë një partie në opozitë, sesa një parti qeverisëse në prag të dekadës së saj të tretë në pushtet. Kjo është dëshmi e fuqisë, por edhe e cënueshmërisë.



Skip to toolbar