“Financieri” i grupit të Habilajve/ Kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Nezar Seitin

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Nezar Seiti për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Seiti është i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve, i cili njihet si financier i grupit dhe ka lënë të pandryshuar masën aktuale të sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, gjykata ka vlerësuar se kërkesa për zëvendësim të masës nuk është e justifikuar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve nga komunikimi i vendimit.



Skip to toolbar