KQZ po zhvillon një takim për raportimin dhe publikimin e financave të partive politike dhe po përgatitet të ngrejë një sistem online me mbështetjen e partnerëve. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se do të rritet transparenca pasi me sistemin e ri të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhet online.
Ky takim vjen pas raportit të SHBA ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Kjo tryezë teknike sjell së bashku përdoruesit kryesorë të ardhshëm të një sistemi dixhital të raportimit të financave: stafin e KQZ-së, zyrtarët e financave të partive politike, si dhe shoqërinë civile.
“Ndryshimet e ligjit për financimin në thelb të kenë rritjen e monitorimit, kontrollit… etj. Kqz ka prezantuar objektivin për të dixhitalizuar sistemin e raportimit të financimeve. Kjo rrit drejt për drejti transparencën. Aktualisht raportimi me letër.
Ndryshimet duan kohë, buxhet e vullnet. Ne aktualisht harxhojmë shumë kohë për analizimin e të dhënave që vijnë në formë raportimi me letër. Shpesh pa arritur të kuptojmë siç duhet atë çka ndodhur. istemi duhet të ofroj mundësi të aksesohet e lexohet qartë raporti dhe të dhënat e tij.
Ndryshimet duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave për financimin edhe nga palët e treta. Interesi i shumë aktorëve mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një nga diskutimet në tryezën e qershorit.
Angazhimi i IDEA për të mbështetur KQZ dhe dixhitalizimin do na ndihmojë që këtë objektivë ta arrijmë në kohë. KQZ është e hapur dhe fton aktorët e interesuar në financimin e partive politike që të kontribuojnë. Ka si qëllim unifornizimin e tyre, qartësi në çfarë kërkohet, qartësi në pasqyrimin e asaj që është raportuar, si për të ardhurat e donacionet, ashtu dhe për shpenzimet.
Të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhet online. Është me rëndësi të themi që sistemi të jetë i programuar në mënyrë të tillë që të interesuarit të shkarkojnë të dhënat në formate të ndryshme.
Do të jenë 3 aspekte, procesi i raportimit nga partitë politike, marrja nga KQZ e raporteve dhe të publikimit dhe aksesit online. IDEA sot na jep një draft si ti realizojmë këto pika Stafi i KQZ ka nisur prej kohësh nga puna për të dizejnuar termat teknikë të kontrollit dhe auditimit si dhe publikimit të të dhënave”, tha Celibashi.