Finlanda ‘në dorë’ të femrave, ministritë e rëndësishme drejtohen nga gra

BOTA


Qeveria e re e koalicionit të majtë të Finlandës ka zyrtarizuar një kabinet me shumicë gra. Qeveria e re, drejtohet nga 34-vjeçarja Sanna Marin e cila është sot kryeministrja më e re në botë, ndërsa tre ministre të kabinentit janë moshatare të saj. Marin ka zgjedhur që krah saj të ketë vajza të reja plot energji dhe me dëshirën për të sjellë ndryshimin, si iniciatore të zhvillimit dhe drejtimit të suksesshëm të vendit.

Ministritë më të rëndësishme të Finlandës do të drejtohen nga gra si ajo e Arsimit, Financës dhe e Punëve të Brendshme.

Kryeministrja e zgjedhur tha pas fitores se ka “shumë punë përpara për të rindërtuar besimin. Asnjëherë nuk kam menduar për moshën dhe gjininë time, mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe ato gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit.”

Marin u ngrit në radhët e politikës pasi drejtoi këshillin e qytetit të saj të lindjes Tampere ne Finlande kur ishte 27 vjeç. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian, ndërsa është takuar për herë të parë me udhëheqësit e BE.



Skip to toolbar