Kur Bayern Munich e uli në pankinë gjatë nëntorit, të gjithë menduan se aventura e Hansi Flick do të ishte e përkohshme. Kundër çdo parashikimi dhe kur mediat gjermane afronin me bavarezët disa prej emrave në të njohur të trainingut botëror, klubi vendosi t’i besojë teknikut, që ia shpërbleu në mënyrën më të mirë. Pasi fitoi gjithçka në Gjermani, Flick drejtoi kampionët e Bundesligës në triumfin e Champions, duke jetuar edhe një revansh personal ndaj të gjithë atyre që nuk besuan.

